18 mijë tifozë të Milanit, “Mapei Stadium” do pushtohet nga kuqezinjtë

schedule12:20 - 21 Maj, 2022

schedule 12:20 - 21 Maj, 2022

“Mapei Stadium” pritet të jetë plot nesër, në ndeshjen Sassuolo-Milan. E veçanta është se më së shumti do të ketë tifozë të kuqezinjve, 18 mijë sipas “La Gazzetta dello Sport”, pasi presin të fitojnë titullin kampion.

Një fitore ose një barazim do të shpallte automatikisht Milanin kampion të Italisë, duke shënuar kështu trofeun e tyre të 19-të të Serie A.

Skuadra e Piolit ka bërë një kampionat fantastik këtë sezon dhe konkurrentin kryesor ka Interin, që ndodhet vetëm 2 pikë pas.

“Corriere dello Sport” shkruan se në rast fitoreje të Scudettos, Milani nuk do të mund të festojë pas ndeshjes me Sassuolon. Festa do të zhvendoset ditën e hënë. / abcnews.al