18-600 euro secili, 4 milion përfitues: Greqia subvencionon shtrenjtimin e energjisë për qytetarët, si aplikohet

schedule10:02 - 6 Maj, 2022

schedule 10:02 - 6 Maj, 2022

Qeveria greke po vijon me ofrimin e mbështetjes financiare për një pjesë të mirë të qytetarëve me qëllim përballimin e krizës së çmimeve.

Pas mbështetjes me karburant pa taksa të fermerëve si edhe subvencioneve të tjera për shtresa të ndryshme të shoqërisë, tashmë qeveria Mitsotakis ka vendosur që të ofrojë kompensim në vlerën nga 18 deri në 600 euro për çdo familje që jeton me qira apo ka në pronësi vetëm një shtëpi.

Qeveria ka parashikuar që këtë kompension ta marrin familjet që kanë të ardhura të përbashkëta jo më shumë se 45 mijë euro në vit.

Në total, parashikohet që të subvencionohet energjia elektrike për rreth 4 milion banorë në Greqi, paavarësisht nëse janë grekë apo emigrantë me dokumente të rregullta.

Për të përfituar këtë subvencion, të gjithë abonentët e kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike do të duhet të bëjnë një kërkesë online te kompania, e cila më pas do të bëjë të gjithë procesin dhe fatura e gjeneruar do të jetë me çmim të reduktuar për secilin.

Rritja e çmimeve ka rritur ndjeshëm edhe të ardhurat e buxhetit të shtetit nga mbledhja e taksave, por qeveria ka vendosur që këto të ardhura shtesë t’ua kthejë qytetarëve përmes subvencioneve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!