Real Madrid “i copëtuar” para sfidës ndaj Napolit, plot 8 mungesa në stërvitjen e fundit

schedule19:22 - 28 Nëntor, 2023

schedule 19:22 - 28 Nëntor, 2023

Kriza e lëndimeve në Real Madrid po bëhet alarmante pasi shumë futbollistë të rëndësishëm janë lënduar dhe Carlo Ancelotti nuk mund të bëjë llogaritë.

I fundit që u dorëzua përballë lëndimit është mesfushori kroat Luka Modric. Mesfushori veteran pësoi një lëndim muskulor gjatë fitores 3-0 të Real Madridit jashtë në Cadiz të dielën. Lëndimi i Modric nuk është shumë i rëndë dhe ai pritet të rikuperohet në kohë për të luajtur kundër Granadës këtë fundjavë.

Megjithatë, në stërvitjen e fundit të Real Madridit para përballjes me Napolin në Ligën e Kampionëve, Modric dhe shtatë futbollistë të tjerë kanë munguar.

Përveç kroatit ndaj Napolit do të mungojnë edhe Thibaut Courtois, Eder Militao, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Kepa Arrizabalaga, Arda Guler dhe Vinicius Jr.
Real Madridi të mërkurën mbrëma pret Napolin në Santiago Bernabeu në një ndeshje ku do t’i mjaftonte vetëm një pikë për ta siguruar vendin e parë në Grupin C./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!