173 të sëmurë aktivë, si është gjendja e pacientëve në spitalet Covid

schedule11:13 - 14 Maj, 2020

schedule 11:13 - 14 Maj, 2020

Një rritje e ndjeshme e numrit të infektuarve u raportua sot nga Insitituti i Shëndetit Publik. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 18 raste të reja, duke e çuar në 898 numrin total të të prekurve.

Ndërkaq, në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamzë.

Sipas ISHP, situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Me pak se 11% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11769 testime, nga të cilat, 11239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!