Spanja ka parë mbrëmjen e kaluar një ndër protestat më të mëdha në vite kundër qeverisë, ku më shumë se 170 mijë persona zbarkuan në sheshet kryesore të Madridit.
Synimi i gjithë të pranishmëve ishte i njëjtë, dorëheqja e kryeministrit Sanchez, i cili sapo fitoi mazhorancën për të qeverisur sërish vendin, por duke arritur marrëveshje me parti lokale, mes tyre dhe separatistët katalonjas.
Sanchez ka premtuar amnisti për liderët e arrestuar për organizimin e referendumit të pavarësisë së Katalonjës disa vite më parë, dhe kjo gjë ka shkaktuar indinjim në popullatë.
Një numër i madh protestuesish rrethuan selinë e Partisë Socialiste në Madrid, por fatmirësisht nuk pati incidente të mëdha, kjo edhe për shkak të pranisë së madhe policore.
/abcnews.al