17 vjeçarja rezulton pozitive me Covid-19, izolohen 40 të tjerë

schedule09:36 - 21 Korrik, 2020

schedule 09:36 - 21 Korrik, 2020

Një vajzë 17-vjeçare nga Modena e Italisë rezultoi pozitive pas  tamponit të kryer në Repartin e Urgjencës së spitalit “Infermi di Rimini”. Vajza kishte mbërritur në Riccione në fillim të  javës së kaluar me disa shoqe për të kaluar pushimet, por ishte ankuar për dhimbje veshi të forta.

Pasi rezultoi e prekur me Covid-19, nisi menjëherë hetimi epidemiologjik me qëllim gjurmimin e të gjithë kontakteve të 17-vjeçares.  U identifikuan dhe u izoluan 40 të rinj që kishin pasur kontakte me të. Vajza është asimptomatike, është mirë dhe tani ndodhet e izoluar në shtëpi.

Dy prej tyre rezultuan pozitive të moshës 17 dhe 19 vjeç. 17 vjeçarja kishte mbërritur në Riccione së bashku me miqtë e saj nga Modena. Shumicën e kohës ajo e kaloi në një lokal, por  nuk qëndroi në një hotel. Përveç ditëve në plazh, 17-vjeçarja shkoi gjithashtu një mbrëmje në disko në Villa delle Rose me miqtë e saj, prej ku besohet se ndodhi edhe infektimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!