17-vjeçari nga Nepali shpallet adoleshenti më i shkurtër në botë

schedule15:54 - 25 Maj, 2022

schedule 15:54 - 25 Maj, 2022

Dor Bahadur Khapangi nga Nepali është shpallur zyrtarisht si adoleshenti më i shkurtër. Khapangi, i lindur më 14 nëntor 2004, tani është 17 vjeç. Ndërsa, matja u bë më 23 mars 2022 dhe Khapangi ishte i gjatë 73.43 cm.

Si pasojë, ai mori certifikatën e rekordeve botërore Guinness.

“Jam i lumtur që vëllai im ka marrë një certifikatë të rekordeve botërore Guinness”, ka thënë vëllai i madh i Khapangi, Nara Bahadur Khapangi.

Më parë, titullin për adoleshentin më të shkurtër (mashkull) e mbante Khagendra Thapa Magar.

Ai ishte i gjatë 65.58 cm, por vdiq më 2020 kur mbushi 27 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!