17 vjeçari humb prindërit brenda një jave për shkak të Covid-19

schedule12:17 - 5 Gusht, 2020

schedule 12:17 - 5 Gusht, 2020

Viti i parë i shkollës së mesme i Justin Htunterit duhej të ishte ndryshe. Futbollisti i Atlantas mezi priste oferta nga kolegjet e ndryshme ndërsa po shijonte sezonin e tij të fundit.

Tani, nëse futbolli rifillon, do të jetë sezoni i parë që do të luajë pa prindërit e tij. Justin, 17 vjeç, humbi të dy prindërit brenda disa ditësh nga koronavirusi. Asnjë prej tyre nuk kishte mbushur 60 vjeç. shkruan CNN.

Eugene Hunter Jr., 59 vjeç, ishte një muzikant i suksesshëm i xhazit, i cili në vitin 2015 publikoi një album të quajtur “It’s my time”. Angie Hunter, 57 vjeç, punonte në sektorin e burimeve njerëzore në Primerica, një kompani marketingu. Të dy ishin të martuar për  30 vite dhe Justin është fëmija i tyre i vetëm.

 

“Asnjëherë nuk kam menduar se do t’i humb prindërit e mi ”, tha Justin për CNN.

Justin tha se nuk është i sigurt se si u infektuan. Angie mori çdo masë paraprake që nga fillimi i pandemisë – ajo vendoste maskën dhe vishte dorezat sa herë që shkonte në dyqan dhe dezinfektonte gjërat ushqimore para se t’i sillte brenda, raporton abcnews.al

Eugene ishte i pari që rezultoi pozitiv dhe gjendja e tij u përkeqësua aq shpejt sa që Justin nuk mund ta besonte se kjo po i ndodhte në të vërtetë. Ai vdiq më 26 korrik. Katër ditë më vonë, i vdiq edhe e ëma nga ndërlikimet e koronavirusit. Justin tha se kurrë nuk e ka menduar që mund ta humbiste familjen nga COVID-19.

 

Justin rezultoi pozitiv me koronavirus rreth dy javë më parë, menjëherë pasi babai i tij mori rezultatet. Ai ishte simptomatik. 17-vjeçari i ka bërë apel njerëzve të veshin maskat, nëse jo për veten e tyre, atëherë për prindërit e tij.

“Ky virus është  i vërtetë”, tha ai duke pohuar se ende nuk i besohet se ata nuk janë më. “Unë thjesht u ndjeva shumë më mirë duke e ditur se asnjëri prej tyre nuk po luftojnë më. Ata janë së bashku në parajsë me Perëndinë”, pohoi ai. /abcneës.al