17 vite në TKOB! Familja Mula dhe vëllai i tij i ndjerë, personat që shënjuan jetën e Denis Skurës

schedule11:46 - 3 Prill, 2025

schedule 11:46 - 3 Prill, 2025

Denis Skura është denor pas Teatrit të Operash de Baletit. Muzika ka qenë pasioni i tij që në vegjëli. Ai ka mbaruar studimet për kanton në Tiranë. Pas përfundimeve të studimeve ai nis punë pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Tiranë, ai ka marrë pjesë si solist në shumë vepra prestigjioze të repertorit botëror dhe atë shqiptar.

Në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News në moderimin e Leonita Nikës, ai tregoi pak nga jeta e tij. Që nga rrugëtimi i studimeve, puna në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe deri tek dalja në skenë. Emocionet për të kanë qenë të shumta. Para kamerave ai tregon afërsinë me familjen Mula, Nina Mula dhe Avni Mula kanë shënjuar në jetë e tija artistike e profesionale.

“Bëja mësim në shtëpinë tyre, kur mbarova shkollën në Akademinë e Arteve zysh Nina e vlerësonte shumë zërin tim. Gjithmonë më ftonte tek shtëpia e vet tek Pazari i Ri. Pastaj më bënte drekën, haja drekën tek shtëpia e saj, pastaj zbrisja poshtë bashkë me të për të pirë kafe. Artistë shumë të mëdhenj, por njerëz shumë të thjeshtë. Profesor Avniu ishte artist dhe këngëtar e njihte shume mirë vokalin, ka kompozuar shumë bukur dhe gjithmonë më thoshte që këndon shumë bukur. Më pak më dëgjonte profesor Avniu, por zysh Nina më dëgjonte më shpesh.”

Për suksesin e tij në art ai i është shumë mirënjohës edhe vëllait të tij, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Me dhimbjen që ende i lexohet në sy Denis Skura tregon se ishte pikërisht vëllai i tij ai që e futi në rrugën e artit.

“Faktikisht unë kam pasur vëllain e madh profesor në Lice, ai tani nuk është më ka ndërruar jetë dhe ai më ka futur në këtë rrugë. Këndoja me të në shtëpi. Kam shumë kujtime, e kam pasur vëllain si shok. Ai u nda nga jeta në moshën 52-vjeç, ai ishte i vetmi që më jepte shumë forcë, më lavdëronte dhe kur isha keq më thoshte që jepi. Ai ishte në i. Ai ishte në çdo dalje timen në skenë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!