14 qendra testimi në Maqedoninë e Veriut, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik tregon se si po menaxhohet COVID-19

schedule14:01 - 25 Mars, 2020

schedule 14:01 - 25 Mars, 2020

Në Maqedoninë e Veriut numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në 177 dhe vetëm në orët e fundit janë shënuar 29 raste të reja. Raportohet se një person është shëruar, ndërsa dy të tjerë kanë ndërruar jetë.

Në një lidhje me “ABC News” drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Mehmeti ka folur për situatën në të cilët ndodhet Maqedonia e Veriut. Mehmeti theksoi se janë marra të gjitha masat për ti ardhur në ndihmë stafit mjekësor.

“Sot janë konfirmuar 29 raste pozitiv me COVID -19. Dibra ishte epiqendër e COVID-19, me 43 persona të prekur,por tashmë epiqendër ka mbetur Shkupi. Kemi marrë vendosur që të vendosim pika kontrolli në nivel shteti. Në bazë të shenjave dhe indikacioneve kemi vendosur që të bëhen teste për personat që shfaqin simptoma. Qëllimi ynë është që të rritet numri i testeve”, u shpreh drejtori i Institutit të Shëndetit Publik.

Si funksionojnë testimet?

Mehmeti: Personat që kanë simptoma apo shenja të ngjashme me koronavirusin, do të merren në konsideratë, do të identifikohen dhe testohen.

Më tej ai tha se janë 14 pika në nivel shteti dhe se qëllimi është që duke identifikuar rastet të bëhet i mundur edhe parandalimi i përhapjes.

A janë mjaftueshëm tampone në Maqedoninë e Veriut?

Mehmeti: Kemi 14 pika në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku në bashkëpunim me mjekët në bazë të shenjave klinike, të identifikohen rastet dhe të selektohen. Janë mjekët tanë që në bazë të shenjave klinike vendosin nëse duhet bërë apo jo testi.

Në Maqedoninë e Veriut cilat janë masat që po merren për të mbrojtur stafin mjekësor?

Mehmeti: I gjithë personeli shëndetësor është pika e parë e kontaktit me raste të tilla. Në nivel shteti janë afër 12 punëtorë shëndetësorë të infektuar me koronavirus. Janë marrë të gjitha masat sa i takon mjeteve mbrojtëse.  I gjithë personeli mjekësor është në një betejë me COVID-19 dhe mund të ndodhë që të infektohen.

A i ka kapacitetet sistemi shëndetësor në Maqedoni?

Mehmeti: Deri sot që po flasim në klinikën e sëmundjeve Infektive në Shkup janë të shtruar 38 raste me COVID-19, një nga rastet është me respirator dhe 6 raste të tjera janë me frymëmarrje të asfiksuar, por nuk janë në gjendje të rëndë. Protokolli që ndiqet është që fillim të bëhet trajtimi, identifikimi i personave. Një nga shenjat e theksuara janë problemet e frymëmarrjes.

Gjithashtu ai tha se janë marrë të gjitha masat sa i takon mjeteve mbrojtëse për personelin shëndetësor, ndërsa theksoi se stafi i mjekëve është në një betejë me Covid-19.

“Të gjitha kapacitetet shëndetësor janë fokusur në betejën më koronavirusin, i gjithë personeli është fokusuar të Infektivi. I gjithë sistemi shëndetësor është në funksion të koronavirusit”, tha ndër të tjera Mehmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!