17 kg heroinë në kamion, gjykata e Durrësit lë në burg shoferin

schedule10:08 - 30 Qershor, 2021

schedule 10:08 - 30 Qershor, 2021

Gjykata e Durrësit vendosi si masë sigurie “arrest në burg” për shoferin e kamionit, Sulo Pajo 55-vjeç  ku u sekuestruan 17 kg heroinë.

Lënda narkotike u sekuestrua në portin e Durrësit pas një hetimi dhe  aksioni të nisur nga policia e Shkodrës.

Kamioni me targa shqiptare ishte nisur drejt Mali të Zi për t’u furnizuar me mall për t’u kthyer më pas dhe për ta dërguar në Itali përmes portit të Durrësit, por agjentët në doganën e Hanit të Hotit nga informacionet dhe dyshimet që kishin vendosën që ta ndalonin për kontroll.

Në pamjet e siguruara nga “ABC” duket momenti kur agjentët e kanë rrethuar kamionin duke e kontrolluar në imtësi, ndërsa në fund iu vendosën prangat shoferit Sulo Pajo 55-vjeç nga Vlora, i cili deklaroi se nuk kishte dijeni dhe se thjeshtë ishte i punësuar.


/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!