Është bërë e zakonshme në disa kryeqytete europiane që të premteve të protestohet për ndryshimet klimatike, gjithçka falë një nxënëseje 16-vjeçare suedeze.
Greta Tunberg konsiderohet si e para nxënëse që ka bërë një grevë për ndryshimet klimatike. Ditën e nisjes së klasës së 9, vitin e kaluar më 20 Gusht, ajo nisi një grevë që e vazhdoi deri më 9 Shtator, ditën e zgjedhjeve të përgjithshme në Suedi.
Motiv ishin një seri zjarresh të rëna në pyjet suedeze vitin e kaluar, që u përhapën për shkak të ndryshimeve klimatike. Vajza vuan nga sindroma Asperger, një formë e lehtë autizmi. Megjithatë ajo është thirrur gjatë kësaj kohe në Kombet e Bashkuara dhe disa në konferenca ndërkombëtare për klimën.
Tv Klan