Departamenti i Policisë në New York ka njoftuar se një vajzë 16-vjeçare duke shëtitur me nënën e saj është rrëmbyer.
Karol Sanchez, 16 vjeç, po shëtiste me nënën e saj në The Bronx, përgjatë Avenue Eagle. Mediat e huaja shkruajnë se rrëmbyesit u afruan nga një makinë me dyer me ngjyrë bezhë.
Policia konfirmon se nga e njëjta makinë kanë dalë dy burra dhe kanë marrë adoleshenten. Mësohet se ata më pas e kanë tërhequr zvarrë brenda automjetit duke e shtyrë nënën e saj në tokë./abcnews.al