Joshua Kimmich nuk do ta tradhtojë Bayern Munich. Mesfushori, i cili luan edhe si mbrojtës i djathtë, ka pranuar ofertën e bavarezëve.
Ai do të rinovojë kontratën dhe në aspektin financiar klubi gjerman e ka vlerësuar Kimmich.
Sipas asaj që shkruan Bild, mesfushori do të nënshkruajë deri në vitin 2026 dhe do të përfitojë dyfishin e pagës aktuale.
Kështu, në arkat e Kimmich do të shkojnë çdo vit 16 milion euro. “Xholi” i Bayern do të bëhet nga më të paguarit në skuadër. /abcnews.al
— Christian Falk (@cfbayern) August 4, 2021