Basha paralajmëron mazhorancën: Bindjuni urdhrit të popullit

schedule10:34 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 10:34 - 18 Dhjetor, 2017

Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar si një ndër ditët më dramatike për demokracinë. Nga foltorja e kuvendit Basha ka paralajmëruar mazhorancën që të tërhiqet nga vendimi për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm përndryshe do të përballen me pasojat.

“Sot është një nga ditët më të rënda për demokracinë, më të vështira për qytetarët që duan një vend demokratik ku respektohet ligji dhe Kushtetuta. Sot në dhunim flagrant të kushtetutës, shumica parlamentare kërkon të marrë një pushtet që nuk i takon. Është një seancë antikushtetuese, sot në mënyrë tinzare po bëheni gati për një grusht shteti”, tha Basha.

Mazhoranca rrëzoi në Parlament kërkesën e opozitës për të hequr nga rendi i ditës zgjedhjen e kryeprokurorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!