156 qen u mbyllën në kafaze për një kohë të gjatë, reagimi i pabesueshëm pasi i nxorrën jashtë

schedule10:18 - 5 Nëntor, 2021

schedule 10:18 - 5 Nëntor, 2021

Ngjarje të shumta me qentë na kanë bërë të qeshim e të tjerë të mërzitemi, megjithëse është e sigurt që me këta të fundit do të prekeni dhe do të zemëroheni.

Në këtë moment të tmerrshëm, 156 qen shohin dritën e ditës për herë të parë që nga lirimi i tyre nga një objekt testimi kafshësh në Indi.

Tmerri që jetuan qentë në Indi

Qentë, kryesisht 2 deri në 5 vjeç, lindën dhe u rritën në laborator, ku u mbajtën në kafaze të vegjël dhe u dhanë ushqim minimal.

Aktivistët e kafshëve nga një organizatë joqeveritare indiane që punon për të eliminuar abuzimin me kafshët kanë ndihmuar në çlirimin e tyre nga një laborator në Bangalore.

Qentë shohin rrezet e diellit për herë të parë dhe reagimi i tyre është unik. Disa as nuk mund të ecnin siç duhet dhe lëkunden, pasi nuk kishin ecur kurrë më parë!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!