Tubi i gazit Rusi-Gjermani, kush e hodhi në erë? Cako: Thonë Rusia, por e ka bërë SHBA-ja

schedule22:29 - 3 Mars, 2023

schedule 22:29 - 3 Mars, 2023

 

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit, Arian Çani, konspiracionisti, Alfred Cako, komentoi hedhjen në erë të tubit të gazit Rusi – Gjermani.

Ai tha se ai tub lidhte ekonominë aziatike me atë evropiane, ndërsa shton se aleatët tonë thonë se atë e hodhi në erë Rusia.

Por sipas tij dhe asaj ç’ka lexuar, atë e ka hedhur në erë SHBA-ja.

“Aleatët tonë strategjikë thonë që e ka hedhur Rusia. Ai lidhte ekonominë aziatike me atë evropiane. Aksioner ishin 51% rusë me Gazprom, pjesa tjetër gjermanë dhe francezëve.

Sipas gazetarit, Sy Hersh, me 6 shkurt 2022 është takuar Scholz me Biden dhe Biden mes të tjerash, se nëse Rusia sulmon Ukrainë ne do t’i prishim gazsjellësin. Ai hodh në erë me 8 bomba C4.

Ky është një vendim i dënueshëm, pasi SHBA nuk është në luftë me Rusinë,“tha Cako.r.t/abcnews.al