150 mijë lek për kampionin e Ballkanit, absurde çfarë ndodh me Jon Vrenozin

schedule23:45 - 19 Tetor, 2020

schedule 23:45 - 19 Tetor, 2020

Besfort Dorezi, trajneri i xhudos, është i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News. “Nuk më lodhin aspak historitë e futbollit”, thotë Dorezi fillimisht, ndërkohë që ai ka folur për një padrejtësi ndaj kampionit të Ballkanit, Jon Vrenozi.

Pasi ka rreshtuar triumfet e xhudistit, Dorezi zbulon shpërblimin qesharak që ka marrë Vrenozi. “Nuk ka pasur asnjë mbështetje nga shteti, E ka mbështetur vetëm familja dhe pasioni për sportin po e mban. Ka marr një shpërblim të turpshëm. Vetëm 150 mijë lekë të vjetra”.

“Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, lojtarët elitarë duhet të trajtohen me një status të veçantë. Kemi takuar ish-ministren e Arsimit, Besa Shahini. Thjesht u bë një foto për Facebook a Instagram, a çfarë donin. Nuk ndodhi asgjë më pas”.

Venozi ka marrë bursë olimpikë në janar në të 2018 dhe iu hoq më pas në mars të vitit 2019. Iu hoq me arsyen se një sportist ka dalë me pikë më shumë. Kjo ka ndodhur nga një gabim që ka bërë federata, që ka çuar një trajner që nuk e ka marrë sportistin tim me vete”.

 

“Bursa ishte rreth 700 dollarë në muaj. Shumë mirë që e mori dikush tjetër, por t;i jepet edhe sportistit tim. Normalisht ai goditet psikologjikisht. Kemi marrë pjesë në kampionate Boterorë dhe nuk kemi pasur asnjë mbështetje. Gjithçka e kemi bërë me paratë tona”.

“Kosova është shumë lart. Vetëm duke dalë kampione Ballkani, marrin rrogë ekstra 350 euro. Për të mos kaluar më pas te triumfet e mëdha”.

“Është e turpshme që nuk licencohem, pasi nuk stërvitem këtu. Stërvitem jashtë përgjithësisht. Çështja ime është në Prokurori. Gjithçka është bërë për interesa personale. Në xhudo ka kohë kjo situatë, shteti nuk interesohet. Lihen pas dore sportistët. Me këtë llum që jemi çfarë nuk presim. Nuk mbajmë dot sportistë me zor. Vrenozi e meriton të ketë burse, është kampion Ballkani, kampion Ballkani, përfaqëson Shqipërinë dhe jo veten”, tha Dorezi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!