Monumenti “New Born” në Kosovë ka marrë një pamje të re për këtë 15 vjetor të shpalljes së pavarësisë. Gazetari i Abc News, Arlind Isai raportoi nga sheshi ku ndodhet ky monument që është ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Kosovës ndërsa është ndryshuar rendi i shkronjave.
Siç edhe raportoi gazetari, përmes këtij ndryshimi tregohet mesazhi “No New Broken Republic” (Jo Republikë e copëtuar) që i referohet Asociacionit të komunave serbe. Kjo çështje, pjesë e planit franko gjerman, ka ndezur debate të ashpra në politikën në Prishtinë dhe në Beograd.
/abcnews.al