15 vjet nga atentati në Madrid

schedule13:58 - 11 Mars, 2019

schedule 13:58 - 11 Mars, 2019

14 vjet më parë në Madrid u shënua atentati terrorist që shkaktoi 192 viktima dhe më shumë se 2 mijë ta plagosur. Ai ishte atentati i parë i kësaj natyre në nëj vend europian.

Kujtimi i sulmeve të 11 shtatorit në kullat binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte ende i freskët 15 vjet më parë, kur në 11 mars të 2004-ës, Madridi u kthye në skenën e atentatit më të madh terrorist në zonë europiane. Ai gjithashtu ishte atentati i parë i një serie të gjatë që pasoi. 192 persona humbën jetën, mbetën të vrarë nga 10 çanta shpine të mbushura plot me eksploziv dhe të ngarkuar në katër trenë rajonalë që drejtoheshin të gjithë në stacionin e Atokas në kryeqytetin spanjoll. Ishte ora 07.40 e mëngjesit, kur stacioni hekurudhor ishte i mbipopulluar, kur vagonët u hodhën në erë, pothuajse në të njëjtën kohë. Dy në stacionin e Shën Euxhenias dhe El Poso, dhe dy të tjerë në stacionin e Atoka-s. Më shumë se dy mijë persona mbetën të plagosur në tragjedinë që goditi në zemër të Spanjës dhe Europës. /abcnews.al