Policia e Elbasanit ka dokumentuar 15 vjedhje të ndodhura në qytetin e Cërrikut me një vlerë rreth 50 milionë lekë.
Banda është zbuluar pas hetimeve disa javore, ndërsa autorët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Dy autorët nga qyteti i Elbasanit u ndoqën nga policia, por braktisën automjetin dhe u zhdukën. Po në makinë u gjetën provat që çuan në identifikimin e tyre.
Vjedhjet janë bërë në Cërrik, por edhe fshatrat e Peqinit, mëson gazetari i ABC-së Aldo Kozarja./ db/Abcnews.al