15 vite nga vrasja e studentit në Greqi, mijëra qytetarë marshojnë në rrugët e Athinës

schedule19:15 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 19:15 - 6 Dhjetor, 2023

Studentë dhe qytetarë të shumtë kanë zhvilluar një marshim në kujtim të 15-vjeçarit Alexis Grigoropoulos, i cili 15 vjet më parë u vra nga roja speciale e policisë.

Kësaj nisme të zhvilluar në Selanik i janë bashkuar rreth 3000 persona.

Demonstruesit fillimisht u mblodhën në sheshin e Kamarës dhe  më pas nisën marshimin nëpër rrugët kryesore të qytetit.

Vihet re se marshimi “shoqërohet” nga forca të forta të MAT-it, ndërsa Policia Rrugore gjithashtu është në gatishmëri për të ndihmuar edhe në qarkullimin e mjeteve.

Gjithashtu demostruesit i kanë vënë zjarrin disa koshave, por mediat greke raportojnë se nuk ka pasur të lënduar. Ndërsa theksohet se që nga orët e para të mëngjesit janë arrestuar të paktën 47 persona.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!