Youtube kushton të paktën 40 miliard dollarë dhe ka bërë 15 vite që është krijuar. 2 miliard njerëz të loguar çdo muaj dhe ndoshta shumë më shumë të tjerë si vizitorë. 1 miliard orë shikime çdo ditë, kontent origjinal dhe shërbime të integruara, njerëz që jo vetëm kanë bërë karrierë por burimin e vetëm të të ardhurave
Video e parë e ngarkuar në YouTube në 23 Prill 2005 ekzaktësisht 15 vjet. Bashkë themeluesi i platformës Jaëed Karim postoi një video prej 18 skeondash me titull “Unë në kopësht zoologjik”.
Në asnjë moment të videos nuk dëgjohet të thotë fjalët himn tashmë “like, subscribe, comment” e megjithatë video ka arritur 90 milion shikime.
Vetëm një vit më vonë Jaëed nga “Me at the zoo” së bashku me bashkë themeluesit e tjerë do tia shisnin platformën Google-it për 1.65 miliard dollarë.