15 trajnerë dhe mbi 60 fëmijë, Dinamo ringjall Akademinë e klubit

schedule16:59 - 28 Korrik, 2021

schedule 16:59 - 28 Korrik, 2021

Nuk është nuk kanë ekzistuar, por deri tani thjesht kanë mbijetuar. Bashkë me kthimin në Superligë të Dinamos, klubi kryeqytetas nisi edhe ndërtimin e Akademisë.

Ka vetëm dy ditë që kanë nisur përzgjedhjet në n drejtimin e trajnerëve të ekipeve të moshave dhe drejtori i përgjithshëm i klubit Ermal Barushi sqaron:

Ne kemi rreth 15 trajnerë, dhe kemi nivel shumë të lartë akademik. Kemi trajnerë me UEFA Pro, kemi profesor Gerd Haxhiun, që është një trajner i mirëfilltë, një trajner me nivel të lartë.

Dinamo është një emër i madh i futbollit shqiptar. Sot është dita e dytë e seleksionimeve dhe kemi mbi 60 fëmijë. Edhe para viteve 90′, Dinamo në akademi nuk ka pasur synime për të marrë trofe.

Gjithmonë synimet e akademisë kanë qenë të nxjerrë elemente. Shumë pak tituj kampionë ka fituar Dinamo me akademitë e veta, por ama ka pasur grupet më të mira dhe lojtarë me nivel cilësorë.

Dëshira e presidentit Bardhi është që Dinamo të prezantohet si 18 herë kampionët e Shqipërisë“. Më pas vjen edhe opinioni i drejtorit të akademisë, Adrian Dedja: “Interesimi është i madh, emri i Dinamos është i madh. Shpresojmë të ecim në gjurmët e Dinamos së dikurshme.

Jemi në fazë seleksionimesh, shpresojmë të kemi në rritje frekuentimin. Qëllimi është masivizimi sa më i madh i fëmijëve për të përzgjedhur elementin cilësor dhe për ta vazhduar edhe në ekipet zinxhirë të akademisë“, deklaroi Dedja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!