Dominimi i Dinamo Zagreb në futbollin kroat vazhdon. Ekipi kryeqytetas triumfoi sot 1-5 në fushën e Rijekës, rezultat që sjell titullin e 22-të kampion tre javë përpara fundit të kampionatit.
Titulli i tretë radhazi për “Bad Blue Boys” dhe i 15-ti në 16-të sezonet e fundit (Dinamo dështoi në vitin 2017), duke qenë rekordmenët absolut të futbollit kroat.
DINAMO JE MATEMATIČKI OSIGURAO NASLOV PRVAKA HRVATSKE! ?????⚽️?????????? #dinamozagreb #hrvatska pic.twitter.com/XYM08x2BUF
— GNK Dinamo (@gnkdinamo) May 9, 2021
Festë edhe për Lirim Kastratin. Sulmuesi i Kosovës shijoi titullin e parë kampion në sezonin e parë me Dinamon. 22-vjeçari numëron 2 gola dhe 4 asiste këtë sezon në HNL. /abcnews.al