“15 milionshi i parë më duket goxha mirë”, Rama dialog me Fugën në kafenetë e Romës

schedule20:43 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 20:43 - 4 Dhjetor, 2019

Pas samitit të NATO-s në Londër, kryeministri Edi Rama është ndalur në Romë, Itali, ku do të flasë në emisionin e gazetarit Bruno Vespa “Porta a Porta” për situatën nga tërmeti që po kalon Shqipëria, në përpjekje edhe për të siguruar më shumë kontribute për vendin.

Para se të shkojë në emisionin e Vespës, Rama ka ndaluar në një bar italian ku ka konsumuar një kafe me këshilltarin e tij për mediat Endri Fuga.

Rama shihet teksa hyn në bar pas një telefonate dhe bisedon me Fugën për ndihmën prej 15 mln eurosh të dhënë nga Komisioni Europian.

“15 milionëshi i parë është me një fond që e kanë nxjerrë me urgjencë nga portofoli i komisionierit që ka zëvendësuar Hahn. Ajo që është e rëndësishme, konfirmohet konferenca e donatorëve që do të bëjë që të jetë mundësia për të bërë një kontribut përtej kontributit të BE-së. Ndërkohë që më thanë që po punojnë dhe për kërkesën tonë që gjithë fondet IPA të Shqipërisë të mblidhen në një paketë. Kështu që e gjitha duket goxha mirë”, thotë Rama, ndërsa Fuga konfirmon: “Super” .

Më pas Rama porosit një kafe në italisht, por kamerieri i përgjigjet shqip.

“Pak përpara regjistrimit në “Porta a Porta”, në panelin e organizuar nga i mirënjohuri Bruno Vespa, për informimin dhe sensibilizimin e publikut italian mbi pasojat e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit. Emisioni do të transmetohet sonte në … RAI UNO” shkruan kryeministri Rama./abcnews.al

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Pak përpara regjistrimit në “Porta a Porta”, në panelin e organizuar nga i mirënjohuri Bruno Vespa, për informimin dhe sensibilizimin e publikut italian mbi pasojat e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit🙏 Emisioni do të transmetohet sonte në 23:24, RAI UNO🇮🇹https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 4. Dezember 2019