15 ditë më parë e qëlloi “polici”, RENEA arreston vlonjatin e OFL-së, që iu bë atentat

schedule20:53 - 14 Qershor, 2021

schedule 20:53 - 14 Qershor, 2021

FNSH dhe RENEA në bashkëpunim me policinë lokale mbrëmjen e sotme kanë zhvilluar një operacion blic në zonën e Lungomares në Vlorë, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona, njëri prej të cilëve është Edison Begaj, raporton gazetari i ABC, Elton Nika.

38-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë, por edhe publikun sidomos në javët e fundit, pasi në 29 Maj iu bë atentat dhe u qëllua me 4 plumba.

Ai ishte në makinë së bashku me gruan dhe fëmijët dhe sapo doli për të hapur portën një person i veshur me uniformë policie iu afrua duke e qëlluar 4 herë me armë nga këmbët dhe më pas u largua qetësisht dhe ende nuk është zbuluar dhe arrestuar.

Edison Begaj ka qenë i dënuar për drogë 7.6 vite në 2010, ndërsa ishte edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij.

Lidhur me arrestimin e sotëm ende nuk dihet arsyeja, ndërsa në vazhdim pritet që policia e shtetit të japë më shumë detaje për operacionin. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!