Arsyeja pse futbolli duhet kthyer së shpejti është kjo histori. Ky sport i bukur i mban njerëzit të lidhur me ngjyra, me një lojë magjike, me futbollistë që janë shembuj për fëmijët dhe që duan të bëhen si idhujt e tyre kur të rriten.
Shembujt nga futbolli janë përgjithësisht të mirë, ndaj edhe jo më kot ata njerëz që ushtrojnë këtë profesion paguhen me shifra të larta. Kanë hak çdo qindarkë për ndikimin që kanë në jetën e njerëzve. Gjithsesi të qëndrojmë te historia, ajo e një vogëlushi në Britaninë e madhe.

Daniel Auton, një 5-vjeçar i dashuruar pas Leed United, i ka dërguar një letër shefit ekzekutiv të Brighton, Paul Barber, dhe arsyeja është që të shesin Ben White, mbrojtësin që në verë do të rikthehet te skuadra e tij. Daniel ofron të gjitha paratë e tij, të nxjerra nga “derrkuci” i kursimeve.
“I dashur Paul, jam një djalosh 5-vjeçar, tifoz i Leeds United. Po ju shkruaj këtë letër në lidhje me një lojtar tuajin, i cili aktualisht është në huazim me ne. Lojtari në fjalë është i preferuari im, Ben White. Nëse është e mundur, ju lutem, ju lutem, ju lutem, shiteni në fund të sezonit. I kam numëruar të gjitha kursimet e mia dhe kam 15.07 sterlina, nëse ndihmojnë”, shkruan Danieli i vogël, i cili edhe e ka marrë një përgjigje.

“Faleminderit për letrën tuaj dhe për ofertën bujare për të ndihmuar klubin tuaj të preferuar, Leeds United, që blejë lojtarin tonë Ben White. Është gjë shumë e mirë nga ana juaj të ofroni të gjitha paratë tuaja për të ndihmuar klubin. Qartësisht duket se ju keni sy të mprehtë për të vënë re lojtarët e talentuar. Ndoshta në të ardhmen mund të bëheni zbulues talentesh.
I kemi dhënë ofertës tënde seriozitetin që e meriton, por unë e di që trajneri ynë, Graham Potter, dhe drejtori teknik, Dan Ashworth, të dy e konsiderojnë Benin pjesë të rëndësishme të planeve tona për të ardhmen, kështu që kam frikë se nuk jemi në gjendje ta shesim atë te Leeds United tani.
Great job Daniel! You are welcome to join the club and help victor orta after your school 🙂 We will top up your offer for Ben and go back to Mr Barber #mot ??????
— Andrea Radrizzani (@andrearadri) April 18, 2020
Megjithatë ne ju falënderojmë edhe njëherë që keni marrë mundimin në na shkruani, Daniel, dhe dëshirojmë që ju dhe familja juaj, dhe të gjithëve te Leeds United, gjithë të mirat”, i përgjigjet Paul Danielit, i cili më pas ka marrë një ofertë nga klubi i tij i zemrës.
Pronari i Leeds United, Andrea Radrizzani, ka reaguar në postimin e bërë nga Brighton. Ai ka një mesazh për vogëlushin: “Punë e shkëlqyer Daniel. Jeni të mirëpritur në klub dhe të ndihmoni Victor Orta (drejtorin sportiv) pas shkolle. Ne do të rritim ofertën tuaj për Ben White dhe do të kthehemi sërish te z. Barber”. /abcnews.al


