Robert Lewandowski feston sot 33-vjetorin e lindjes dhe urimet për të kanë qenë të shumta. Bayern Munich veç urimit të bërë, edhe krenohet me polakun.
Shifrat janë në krahun e tij, pasi që pasi ka mbushur 30 vjeç ka shënuar plot 144 gola me fanellën e bavarezëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale e vënë në dukje diçka të tillë dhe nuk ka asnjë lojtar tjetër me shifrat e Lewandowski prej gushtit të vitit 2018.
Polaku 144 golat i ka realizuar në 133 ndeshje, duke lënë pas Messin me 120 gola në 141 ndeshje, si dhe Kylian Mbappe me 112 gola në 130 ndeshje.
Cristiano Ronaldo është i katërti, me 101 gola, ndërkohë që asnjë tjetër në “top 5” kampionatet kryesore nuk e ka kapur shifrën e 100 golave. /abcnews.al
Seit seinem 30. Lebensjahr hat @lewy_official unglaubliche 144 Tore geschossen! ?⚽
Die besten acht Torschützen aus den Top-5-Ligen inklusive #UCL, #UEL und nationalen Pokalen seit August 2018. ?#FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/rcO8COt3r4
— FC Bayern München (@FCBayern) August 21, 2021