OBSH, thirrje për korridor humanitar në Ukrainë: 17,000 pacientë me HIV rrezikojnë të mbesin pa medikamente jetësore

schedule18:01 - 21 Nëntor, 2022

schedule 18:01 - 21 Nëntor, 2022

Dr. Hans Kluge nga OBSH ka bërë thirrje që të krijohet një “korridor shëndetësor humanitar” për të gjitha zonat e Ukrainës të sapomarra nga Kievi, si dhe ato të pushtuara nga forcat ruse.

Kluge është shprehur se lufta ka ndikuar në aksesin në kujdesin shëndetësor, si dhe linjat e furnizimit për kalimin e ndihmës humanitare. Ai shton se OBSH dhe partnerët e saj do të jenë “të gatshëm të mobilizohen sapo të jetë rënë dakord për korridorin”.

Kujtojmë se një korridor shëndetësor humanitar është një hapësirë ose rrugë e krijuar që lejon dërgimin e furnizimeve jetësore në zonat që janë të vështira për t’u arritur. Dr. Kluge shprehu shqetësim të veçantë për 17,000 pacientë me HIV në Donetsk, për të cilët ai thotë se së shpejti mund të mos ketë më ilaçe antiretrovirale që i mbajnë gjallë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!