Totti largohet nga Roma

schedule23:46 - 17 Qershor, 2019

schedule 23:46 - 17 Qershor, 2019

Francesko Toti nuk do te jete me pjese e Romes pas plot 30 vitesh. Legjenda romane njoftoi per largimin nga skuadra pas mosmarreveshjeve me presidentin e klubit, Palota.

Plot 30 vite sukses dhe lavdi me fanellën e Romës por tashmë ishte koha që Francesco Toti të largohej përfundimisht. Vendimi për një mirupafshim me skuadrën romake u mor personalisht nga ikona e klubit Italian, i cili tregoi prapaskenën e një vendimi të tille që pritet të trazojë ujërat në skuadrën verdhe-kuqe.

Francesko Toti deklaroi se ishte shndërruar në një barrë për skuadrën e Romës dhe Presidenti Palota së bashku me këshilltarin Baldini nuk e kanë kontaktuar prej dy vitesh, që prej largimit nga skuadra e romes si futbollist.

“Në dy vitet e fundit asnjë prej tyre nuk më ka marë në telefon.  E kuptova që isha një barrë për skuadrën e romës. Zhvillimet në klub i merrja vesh nga gazeta  dhe jo në rrugët zyrtare të klubit. Njoftova klubin për dorëheqjen time pasi e mendova gjatë diçka të tillë. E kam menduar që nga muaji prill dhe dola në konkluzion se duhej të merrja një veprim në të mirë të kësaj skuadre. Presidentët ikin e vijnë ashtu sikurse trajnerët dhe lojtarët por flamujt jo. Dua të falënderoj popullin roman për respektin ndaj meje gjatë gjithë këtyre viteve. Do të vazhdojë të bej tifo për këtë skuadër. Ështe vetëm një mirupafshim jo lamtumirë pasi do të rikthehem në kohen e duhur.”

Francesko Toti zbulon prapaskenën me trajnerin Antonio Konte i cili tashmë është në krye të skuadrës së Interit.

Kam kontaktuar personalisht me trajnerin Antonio Konte dhe më tha se do të nënshkruante me Romen. Për mua ishte njeriu i duhur për ta ringritur skuadrën. Emrat e tjerë që janë aluduar këto ditë janë të pabaza“, përfundon Francesko Toti.

Për tifozët e Romës është një moment i vështirë pas largimit të Daniele De Rosit si futbollist dhe tashmë të Francesko Totit si pjesë e stafit të klubit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!