Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

140 mijë doza Pfizer për Shqipërinë, ambasadori austriak: BE po kujdeset për partnerët e rajonit

schedule13:24 - 20 Prill, 2021

schedule 13:24 - 20 Prill, 2021

Ambasadori austriak në Shqipëri Christian Steiner ka reaguar pasi KE dhe Austria njoftuan mekanizmin për shpërndarje të vaksinave në Ballkanin Perëndimor. Christian Steiner shprehet i kënaqur që Austria dhe KE kanë lehtësuar transferimin e këtyre vaksinave, ndërsa shton se kjo është shprehje e solidaritetit dhe të BE ndaj partnerëve në rajon.

“Shumë i kënaqur që Austria dhe Komisioni Evropian kanë lehtësuar transferimin e vaksinave BioNTech / Pfizer në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Është shprehje e solidaritetit evropian dhe tregon se BE-ja kujdeset për partnerët tanë në këtë rajon, e ardhmja e të cilëve është qartazi në BE”.

Ndërsa, ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca shprehet krenar që BE po qëndron pranë popullit shqiptar.

“Solidariteti i Ekipit Evropa në veprim: 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE-ja dhe të ndara me ndihmën e Austrisë do t’i dhurohen Shqipërisë nga fillimi i majit deri në gusht. Nga mekanizmi i BE-së për ndarjen e vaksinave, i shpallur në fillim të vitit, përfiton Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, me 70 milionë, duke u dhënë përparësi punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe kategorive të cenueshme. Krenar që BE-ja qëndron pranë popullit shqiptar me pajisje mjekësore, mbrojtje sociale, ndihmë makro-financiare, ndërsa tani edhe me vaksina, me një angazhim të përgjithshëm prej më shumë se 230 milionë eurosh.”

Komisioni Evropian dhe Austria shpallën sot përfundimin e marrëveshjeve për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 për Ballkanin Perëndimor.

651,000 doza BioNTech / Pfizer që financohen nga Komisioni Evropian, do të ndahen me ndihmën e Austrisë. Dorëzimi i parë për të gjithë partnerët në rajon pritet të kryhet në maj, me transhe të rregullta që do të vazhdojnë deri në gusht. Siç konfirmoi më herët edhe presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen nga kjo sasi, Shqipërisë do t’i jepen 145,000 doza. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!