14-vjeçarja rrëmben sanduiça nga zgara dhe ikën me vrap, pronari e kap dhe e zhdëp në dru

schedule20:02 - 26 Maj, 2022

schedule 20:02 - 26 Maj, 2022

Një 14-vjeçare shkoi në një zgarë në zonën e Nea Epivata, në Selanik me dy shoqet e saj. Ajo porositi tre sanduiçe dhe sapo i mori filloi të vraponte pa paguar. Ndërkohë, pronari i zgarës e ka ndjekur dhe e kapi. Më pas nisi të fliste me të me zë të lartë, ndërsa e goditi në fytyrë. Si pasojë, goditja i ka shkaktuar gjakderdhje nga hunda 14-vjeçares.

Pronari i zgarës është dërguar në qendrën e paraburgimit të Departamentit të Sigurimit të Thermaikos. Pas një padie të ngritur ndaj tij nga prindërit e të miturës, ai është arrestuar dhe do të dërgohet në prokurorinë kompetente. 14-vjeçarja i tha policisë se arsyeja pse i ka rrëmbyer sanduiçët dhe i ka vënë në këmbë ka qenë se është provokuar nga miqtë e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!