Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim për drejtoren dhe një pjesë të mësuesve të shkollës “Rilindja” në Kavajë. Në dëshminë para gjykatës së Durrësit, e mitura e abuzuar seksualisht nga bashkëmoshatarë të saj, ka deklaruar se ata kanë patur dijeni, ditë para denoncimit në polici.
Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim për drejtuesen dhe një pjese të stafit pedagogjik të shkollës “Rilindja” Kavajë. Të gjithë akuzohen për mos kallzim të abuzimit seksual të 14 vjeçares, nga nxënës të së njëjtës shkollë.
Vajza e mitur është pyetur për tre orë nga organi i akuzës. Në dëshminë e saj, vajza ka pohuar se stafi pedagogjik kishte dijeni rreth abuzimit ditë më parë, por nuk e kanë denoncuar në struktura të tjera shtetërore.
Edhe nga procesi i hetimeve ka rezultuar se institucioni arsimor ishte informuar pesë ditë para se vajza të kryente denoncimin, por nuk kishin vepruar.
Pa marrjes së dëshmisë së vajzës së mitur, me kërkesë të Prokurorisë, gjykata vendosi sigurimin e padisë. /abcnews.al