Walter Zenga dhe Raluca Rebedea nuk janë më së bashku. Trajneri i njohur italian ka nisur procedurat e divorcit dhe këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale, që është publikuar dhe fshirë më pas. Gjithsesi mediave italiane nuk u ka shpëtuar dhe Zenga shpjegon edhe arsyet e divorcit.
Ajo që është publikuar në media ditët e fundit, në lidhje me divorcin, është e vërtetë. Unë nuk doja që të arrinim në këtë pikë, por jeta është plot me surpriza. Dua ta konfirmoj tani, që mos lë vend për interpretime të mëtejshme.
Unë dhe Raluca kemi qenë çift për disa kohë, por për fat të keq marrëdhëniet mes nesh janë ftohur. Kjo ndodh për shkak të largësisë mes nesh, e krijuar prej punës sime si trajner, ashtu edhe për faktin që nuk e njoh më gruan që ishte pranë meje në 14 vite martesë.
Gruaja ime ka ndryshuar rrënjësisht, ajo ka vendosur të marrë një rrugë tjetër që do ta ndjekë vetë tani e tutje. Liria që gjithmonë i kam dhënë është kthyer disi kundër nesh. Në respekt të asaj që kemi përjetuar së bashku dhe për fëmijët tanë, nuk mund të jap më shumë detaje.
Për më tepër që edhe kam bërë një kërkesë për divorc në Gjykatën e Apelit në Dubai. Shpresoj dhe kërkoj të respektoni privatësinë time dhe ta lini jetën të ndjekë rrjedhën e saj natyrore”, shkruante Zenga në llogarinë e tij në “Instagram”. /abcnews.al