14 orë gjyq për “bastet”: Gramoz Murataj, Elvis Muja dhe vëllai i kryetares së KPA mbeten në qeli

schedule14:07 - 25 Shkurt, 2020

schedule14:07 - 25 Shkurt, 2020

Gjykata Penale e Tiranës la në në burg 55 nga 87 të arrestuarit gjatë operacionit ‘Fati i Lojërave’, të cilët dolën të hënën para gjyqtarit për masën e sigurisë.

Ndërsa 32 të tjerë janë liruar nga qelia, 27 me “arrest shtëpie” dhe 5 te tjere me masen “detyrim paraqitje”.

Gjyqtari Ardian Kalija i shpalli vendimet rreth mesnatës, pas një seance  maratone. Gjyqi nisi në orën 09:00 të mëngjesit të së hënës dhe përfundoi pas 14 orësh.

Mes 55 personave që do të qëndrojnë në burg janë edhe Gramoz Murataj, i njohur si “bosi i basteve” dhe Elvis Mulaj, vëllai i drejtueses së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj. Gjatë seancës Prokuroria ka paraqitur provat që rëndojnë ndaj personave të dyshuar. Murataj, në sallën e gjyqit përballë gjyqtarit Ardian Kalija, ka dalë kundër Prokurorisë duke deklaruar se 6 punonjësit e tij nuk punonin për bastet, por në “Call Centre”.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe 6 vartësit e Muratajt, por organi i akuzës është shprehur se kjo nuk është e vertet pasi asnjëri prej tyre nuk di të flasë gjuhën italiane. Gramoz Murataj nga Vlora, i dënuar në Itali për trafik droge, pak vite më parë me anën e një vendimi të Gjykatës së Lartë mundi të rrëzojë ekstradimin e tij.

Ai është vëllai i Besnik Murataj, edhe ky i dënuar në Itali për trafik droge dhe njëherësh të dy pronarë të kompanisë së basteve “Eco Bet”. Gjatë aksionit policor Murataj është prangosur në orën 05:00 të mëngjesit të datës 21 shkurt 2020.

Elvis Mulaj gjithashtu ra në grackën e agjentëve të policisë. Mulaj është vëllai i Kryetarës së Komisionit të Posaçëm të Apelimit e cila vlerëson gjyqtarët dhe prokurorët për kriterin moral, profesional dhe pasuror. Siç rezulton në dosjen e prokurorisë Mulaj është arrestuar në 21 shkurt, zonën e “Rrugës së Elbasanit”. Atij i janë sekuestruar 14 kompjutera.  Hetimi për këtë grup përfshirë në skemën e organizimit të basteve sportive ka nisur në 17 korrik të 2019 nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës dhe u finalizua me prangosjen e 115 personave në Tiranë dhe 7 qarqe të vendit.

Prej një muaj e gjysmë të gjithë këta persona janë përgjuar me vendim gjykate, ku janë zbardhur të gjitha bisedat telefonike, midis këtyre shtetasive. Gjithashtu në aparatet celulare janë kapur edhe linqet e faqeve në webe, dhe në disa nga celularet janë gjetur edhe foto “Scren Shot”, që tregonin rezultatet e ndeshjeve.

Të arrestuarit akuzohen, për zhvillim të paligjshem të lojrave të fatit, përshtatje e ambjenteve për lojrat e fatit, mos deklarim të ardhurave, përvetësim të pasurise industriale dhe pastrim të produkteve të veprës penale./abcnews.al