Lumi i fundit i egër në Evropë, Vjosa është shpallur zyrtarisht Park Kombëtar. Vendimi u mor ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro theksoi pas mbledhjes se sipërfaqja e mbrojtur është 12 727 hektarë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me këtë lajm me 14 Mars, që përkon me Ditën Botërore të Veprimit për Lumenjtë. Kreu i qeverisë shprehet se 14 Marsi na gjen me veprimin më kuptimplotë për mbrojtjen e Vjosës, që është shpallur zyrtarisht Park Kombëtar.
“14 Marsi, Dita e Verës por edhe Dita Botërore e Veprimit për Lumenjtë na gjen me veprimin më kuptimplotë për mbrojtjen e Vjosës, lumit të fundit të egër në Europë, tanimë zyrtarisht PARK KOMBËTAR”, ka shkruar kreu i qeverisë në postimin në Facebook./abcnews.al