Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të hyjë në zgjedhje për të konkurruar për të fituar në çdo bashki.
Në një intervistë për ABC News, Vasili u shpreh se fitorja fillon nga qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi dhe Elbasani.
Sipas Vasilit, kandidatët e koalicionit që dolën nga primaret në grupimin e Sali Berishës, kanë kualitet.
“Në çdo bashki konkurrojmë për të fituar. Nuk ka bashki preferenciale dhe bashki jo preferenciale. Por sigurisht, fitorja fillon, edhe për shkak të popullsisë, përqëndrimit ekonomiko-social, nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe pastaj shkon drejt Shkodrës, Beratit, Sarandës e kudo. Një gjë është e jashtëzakonshme, që vërtet kualiteti i kandidatëve, i prodhuar nga procesi i primareve, ka superuar të gjitha llojet e proceseve që partitë dikur mund të kenë bërë dhe ka krijuar një risi sepse ka prodhuar vërtet kandidatë. Konkurrojmë në çdo bashki dhe nuk dhashë parashikim”, theksoi ai./abcnews.al