14 Maji/ Mbaron numërimi i kutive të Malësisë së Madhe, çfarë vunë re komisionerët

schedule12:22 - 6 Nëntor, 2023

schedule 12:22 - 6 Nëntor, 2023

Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit të 14 Majit të Malësisë së Madhe, që i përket KZAZ numër 1.

Gazetarja Esiona Konomi raporton se sa i takon votave për kandidatët për kryetar bashkie nuk janë vërejtur abuzime me tjetërsimin e votave. Ndërsa, për këshillin bashkiak ka diferenca të vogla, që nuk lënë përshtypjen e një gabimi tendecioz nga ana e komisionerëve.

Aktualisht po punohet në gjashtë tryeza numërimi. Numëruesit janë të gjithë nga administrata e komisionit të zgjedhjeve, nuk janë numërues të partive. Si e tillë dhe ritmi nuk është shumë i shpejtë për shkak të mënyrës si është konceptuar. Nuk ka snjë urgjencë në këtë drejtim, mund të shkojë deri në një muaj ky verifikim pas zgjedhor. Aktualisht që po flasim ka përfunduar numërimi i kutive të Malsisë së Madhe, që është dhe KZAZ me numrin 1 dhe nuk janë vërejtur abuzime me tjetërsimin e votave. Sa i takon votave për kryetarin e bashkisë, siç është shkruar ashtu dhe është lexuar, pra nuk është vjedhur vota për kandidatët për kryetar bashkie. Njëkohësisht, është numëruar dhe këshilli bashkiak, aty ka diferenca të vogla, një apo dy vota minus, që konsiderohen gabim njerëzor dhe që nuk lënë përshtypjen e një gabimi tendecioz nga ana e komisionerëve”, tha Konomi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!