Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“14 ishin qendrestarët”, Alibeaj: Jemi nën agresion nga pushteti dhe “foltorja”, pse përfunduan në këtë gjendje

schedule11:39 - 20 Prill, 2023

schedule 11:39 - 20 Prill, 2023

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në Tirana Live në ABC News, ndër të tjera foli edhe për vendimin e tyre për ta dalë me listë të pjesshme në zgjedhjet e “14 Majit”  dhe si ia argumentoi këtë zonjës Glover, përfaqësueses së OSBE/ODIHR.

Alibeaj tha se ia bëri me dije zonjës Glover situatën e brendshme të partisë që ai drejton, pasi mendon se është e rëndësishme, duke theksuar se po ashtu  i bëri me dije që PD-ja zyrtare prej një vit e gjysëm është nën agresion nga të dyja kahet.

Ia bëra me dije. Sepse mendoj se për zonjën Glover cështjet e brendshme janë të rëndësishme. I sqarove atë që unë e kam publike. PD për një vit e gjysëm jemi në agresion nga të dyja krahët.

Nga pushteti po e po dhe e kuptoj fare mirë, por sigurisht i bëra me dije për sulmin që ka ardhur nga “Foltorja”, i cili mesaduket synim kryesor të tij ka të godasë PD, për një arsye që dihet tanimë. Ndarja e madhe që është bërë më të për një arsye që është ADN e PD, non grata dhe korrupisoni.

Ai që i bëra me dije Glover se PD sot ka marrë hapat e nevojshme për tu distancuar nga gjurmët e korrupsionit” tha ai.

Kreu i PD tha se ata kanë ardhur në këtë gjendje për shkak se ka qenë një situatë paqartësia për një kohë të gjatë dhe po ashtu për sjelljen e vetë atyre, që sipas Alibej duke mos dashur të kontribuojnë në ndarje, nuk vepruan, ashtu sic beri Berisha.

Për gjatë një vite kemi qenë një situatë paqartësie, së dyti edhe për sjelljen tonë. Për një vit e ca për të mos qenë kontribuues në ndarje, nuk vrapuam, të bëjmë atë që bëri Berisha me lëvizjet e tij që dihen. Në ofruam gjithmonë afruam gjithmonë që ishte e dëmshme kjo përçarja, ja si vjen situata sot.

Kjo e keqe rrëzohet duke bashkuar forcat dhe kjo ishte oferta. Kjo ishte ajo që bëmë dhe kjo pati një kosto.

E mira e shqiptarëve ishte ndaj të keqes së madhe ishte do të duhej të bëheshim bashkë dhe më pas të shihnim pozicionet tona. Në politikë futesh për interesin publik.

Kjo e pati një kosto se fakti që shkuan deri në limite, pati një paqartësi ligjore, më pas ndodhën edhe ngjarjet e tjera nga KQZ, që ishte taktik për ta mohuar ne propozimin e kandidatëve” u shpreh Alibeaj.

Ai shtoi se brenda PD ranë dakord që  rëndësinë e zgjedhjes së kandidatëve ta shpërndanin në degët e PD dhe të ishin këto të fundit që të vendosnin duke parë realitetin të dilnin me kandidatë apo vetëm me listë për Këshill Bashkiak edhe pse Alibeaj thekson se ai vetë ka qenë për daljen për 61 kandidatë.

Arsyen se pse u tërhoqën rrugës disa prej kandidatëve, Alibeaj tha se ata u përballën me një realitet aspak moral dhe u sulmuan pas kurrizit nga “Foltorja”, ndërsa 14 kandidatët e mbetur i quajti “qendrestarë”.

Kishte dhe një arsye tjetër. Rregulli do të ishte që të dilnin kandidatët. Ne ramë dakord që ta shpërndanim rëndësinë edhe në degët e PD dhe do të ishin ata që do të vendosnin nëse do të dilnin apo jo me kandidatë duke parë realitetin.

Është përgjegjësia e të gjithëve. Një pjesë e degëve vendosi që do të ishte mirë të prezantoheshim vetëm më Këshill Bashkiak. Unë kam qenë për të dalë me 61.

Disa prej kandidatëve tanë që në fillim e morën përsipër , panë një realitet aspak moral, ndaj edhe u tërhoqën.

Është anormale, që  kandidatët tanë u ndodhën jo vetëm përballë me pushtetin, po u sulmuan nga pas kurrizit edhe nga “Foltorja”.

14 kandidatët e mbetur mund t’i quajmë dhe qendrestarë. Sepse një situatë të tillë patën edhe ata” theksoi kreu i PD.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!