14 ditë përpara zgjedhjeve të parlamentare në Shqipëri, kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR Urszula Gaçek zhvilloi ditën e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi në selinë e PS-së nisi në orën 10:00 dhe zgjati vetëm 30 minuta.
Në fokus të bisedës ishin zgjedhjet e 25 prillit. OSBE/ODIHR, ashtu si SHBA-BE kanë kërkuar nga Shqipëria zgjedhje me standarde. Deri tani fushata ka qenë e karakterizuar me tension, ku në disa qytete nuk kanë munguar edhe incidentet, si në Elbasan./ db/ Abcnews.al

