Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në rrjetet sociale pas operacionit ndërkombëtar, ku në Durrës u sekuestruan 137 kg kokainë.
“KUITO” një tjetër provë e pjekurisë profesionale dhe e angazhimit serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, i cili ka marrë sot një goditje domethënëse. Përgëzime për Policinë e Shetit dhe falënderime për partnerët tanë, E gjitha vazhdon…”, shkruan Lleshaj në Twitter.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet greke dhe zyrën e DEA-s amerikane bënë të mundur sekuestrimin e 137 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit. Dy persona u vunë në pranga ndërsa një tjetër u shpall në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.
Në një deklaratë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se lënda narkotike ishte nisur nga Ekuadori për të vijuar në Greqi dhe në Shqipëri nëpërmjet rrugëve detare.
Hetimet vazhdojnë për të zbuluar personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë trafik./abcnews.al