Greqia vijon që të regjistrojë një numër të lartë të rasteve ditore me Covid në 24 orë.
Raporti i autoriteteve shëndetësore ka bërë me dije se në orët e fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 5 736 raste të reja ndërkohë që kanë humbur jetën 130 persona, kjo është hera e dytë që vendi fqinj ka regjistruar numrin më të madh të viktimave në pandemi.
Ndërkaq vijojnë të jenë të intubuar 700 pacientë, nga të cilët 568 janë të pavaksinuar dhe mosha mesatare e të cilëve është 64 vjeç.
Në Greqi nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 1,012,659 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 19 475 persona dhe betejën me Covid e kanë fituar 925,850 pacientë./abcnews.al