Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil. Mësohet një 13-vjeçare së bashku me vëllain është rrëzuar nga ‘jet-ski’. Si pasojë, është plagosur dhe është transportuar para pak çastesh me helikopter nga Spitali i Sarandës drejt Spitalit të Traumës.
Burime paraprake bëjnë me dije se e mitura kishte qenë duke lundruar me një mjet ujor tip jet-ski, kur është aksidentuar dhe ka pësuar fraktura, plagë logero-kontizue.
Vajza me origjinë nga Durrësi, por me banim në Itali është dërguar fillimisht me urgjencë në Spitalin e Sarandës nga Ksamili. Por për shkak të gjendjes dhe për një mjekim më të specializuar është nisur me helikopter drejt Tiranës.
Ndërkohë, policia ndërkohë ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, në Ksamil, shtetasi G. Gj., 20 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski së bashku me motrën e tij 14-vjeçare, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur e dëmtuar shtetasja e mitur.
14-vjeçarja do të dërgohet për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit./abcnews.al