VIDEO/ 13 vjeçarja 24 orë nën rrënoja, gazetari nuk i mban dot lotët gjatë raportimit LIVE

schedule08:49 - 27 Nëntor, 2019

schedule 08:49 - 27 Nëntor, 2019

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Klement Çupi ka dhënë shenja jete, po nuk mundi të mbijetojë, duke çuar në 28 numrin e viktimave.

Është shumë i vështirë vendi ku po bëhet e mundur nxjerrja e trupit të 34-vjeçarit.  Ndërkohë që edhe i ati, Hajredin Çupi 67 vjeç nuk ka mundur të shpëtojë.

Cupi ishte kthyer nga Anglia tre ditë më parë.

Mes shpresës për ata që ndodhën nën rrënoja dhe dhimbjes për jetët e humbura gazetari Andi Qosja nuk i mban dot lotët teksa jep lajmin se një 13 vjeçare ndodhet prej më shumë se 24 orësh nën rrënoja.

Ndërkohë forcat e kërkim shpëtimit janë pozicionuar pranë pallatit ku janë gjetur dy viktimat e familjes Çupi.

Operacionet e kërkim shpëtimit gjithashtu janë fokusuar te shpëtimi i vajzës 13-vjeçare që ndodhet nën gërmadhat e pallatit në Thumanë.

Aktualisht nuk ka një numër bilanci të personave që rezultojnë të humbur.

Mjetet e ndihmës janë tashmë duke u bërë gati për ti arrdhur në ndihmë personave që kërkojnë të lënduar. Mjetet përdoren për zhbllokimin  e dyerve, hapjen e rrënojave të banesave të shkatërruara.

Trupat e shpëtmit të Greqisë, forcat shqiptare janë në një operacionin shpëtimi në Thumanë, për gjetjen e 13-vjeçares. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!