13-vjeçari talent në beatbox: Nuk postoja perfomancat nga frika se mos më tallnin

schedule12:11 - 20 Shtator, 2022

schedule 12:11 - 20 Shtator, 2022

Vetëm 13 vjeç, por i talentuar në atë që bën. Fatmiri vjen nga Shëngjini dhe që në moshën 10-vjeçare filloi të interpretonte beatbox. Gjithcka nisi kur po shikonte “America got talent” dhe u apasionua nga një grup i asaj kohe. Për Fatmirin u kthye në një sfidë duke u ushtruar çdo ditë, derisa arriti ta realizonte atë.

Në fillim druhej të tregonte interpretimet e tij, pasi mendonte se nuk e prisnin mirë shokët apo të njohurit, por rastësisht, një djalë nga Kosova e hodhi në Tik Tok dhe nga aty të gjithë në Lezhë nisën ta njihnin Fatmirin.

Në shëtitore më shihnin shumë persona teksa interpretoja, por nuk doja që të më bënin video sepse mendoja se do më shanin. Por më vonë nje djalë nga Kosova më bëri një video dhe në atë moment ndjeva ti them që të me filmonte dhe më pas videon ta shpërndante në Tik Tok. Ishte i vetmi person që i besova. Ai e hodhi videon dhe më pas u bë virale.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!