Një djalë 13-vjeçar në Ohio humbi jetën pas mbidozës me Benadryl, një medikament që përdoret shpesh për të lehtësuar simptomat e alergjisë dhe kruajtjen e lëkurës nga pickimet e insekteve.
Jacob Stevens, nga Greenfield, ndërroi jetë pasi tentoi të ashtuquajturën “Sfida Benadryl”, një marifet viral, ku përdoruesit pinin pilulat e Benadryl, në një përpjekje për të nxitur halucinacione.
Jacob ishte në shtëpinë e tij duke filmuar sfidën me miqtë e tij, kur filloi të dridhej. Adoleshenti u dërgua me urgjencë në spital dhe u vendos në një ventilator, por iu hoq kur mjekët zbuluan se truri i tij kishte vdekur.
Marrja e më shumë se doze të rekomanduar e difenhidraminës, përbërësi aktiv në Benadryl, mund të shkaktojë problem të frymëmarrjes, rrahje të parregullta të zemrës, arrest kardiak, konvulsione dhe vdekje, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit.
Por kjo nuk i ka penguar disa të rinj të përdorin ilaçin e alergjisë pa recetë për të nxitur halucinacione.
“Sfida Benadryl” u bë virale për herë të parë në TikTok në 2020. Sfida u bë kryefjalë pasi një 15-vjeçar në Oklahoma City, Oklahoma vdiq pasi tentoi të bënte pikërisht këtë sfidë.
Johnson & Johnson, kompania farmaceutike që prodhon Benadryl, lëshoi një deklaratë pasi sfida u bë fillimisht virale, duke e quajtur atë një trend të rrezikshëm që duhet të ndalet menjëherë.
“Ne po punojmë me TikTok dhe platforma të tjera sociale për të hequr përmbajtjen që shfaq këtë sjellje,” tha kompania. “ Ne do të kërkojmë partneritet në të gjithë industrinë dhe me palët kryesore të interesuara për të trajtuar këtë sjellje të rrezikshme.”
/abcnews.al