13 viktima nga zjarret në Kili, qindra të evakuuar

schedule08:50 - 4 Shkurt, 2023

schedule 08:50 - 4 Shkurt, 2023

Të paktën 13 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 140,000 hektarë pyje janë bërë shkatërruar nga zjarret që kanë shpërthyer në Kili, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga autoritetet.

Njëmbëdhjetë persona  përfshirë një zjarrfikës vdiqën në qytetin Santa Juana në rajonin Bio-Bio, rreth 500 kilometra në jug të kryeqytetit Santiago. Ministria e Bujqësisë njoftoi gjithashtu rrëzimin e një helikopteri në të cilin humbi jetën pilotin dhe një inxhinier, në rajonin e Arakuania.

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet Bio-Bio dhe Niuble, ku forcat e ushtrisë janë vendosur për të ndihmuar zjarrfikësit. Qindra shtëpi janë shkatërruar, ndërsa 39 vatra zjarri janë edne aktive në pjesë të ndryshme të Kilit, sipas ministres së Brendshme Carolina Toja.


“Kushtet gjatë ditëve të ardhshme do të jenë të rrezikshme,” paralajmëroi ajo.

/abcnews.al