“13 Tetori”, PS injoron partitë opozitare

schedule16:30 - 5 Gusht, 2019

schedule 16:30 - 5 Gusht, 2019

Partia Socialiste injoron kërkesën e opozitës për tu regjistruar në zgjedhjet e 13 Tetorit. Taulant Balla tha se zgjedhjet u kryen në 30 qershor, dhe se PS e mirëpret opozitën në dialog për reformën zgjedhore për të përmirësuar rregullat për zgjedhjet e 2021-it.

Kërkesa e tre partive opozitare për tu regjistruar në zgjedhjet e 13 Tetori ka rënë në vesh të shurdhët jo vetëm në KQZ, por edhe në Partinë Socialiste.

Numri dy i kësaj partie vijon takimet me strukturat dhe injoron kërkesat e opozitës, duke thënë se tashmë të zgjedhurit e 30 qershorit janë në detyrë.

“Të mos ë bëjmë qesharake, zgjedhjet u kryen”.  

Partia Socialiste përjashton çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se dialogu me opozitën mund të bëhet vetëm në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 2021-it.

“Dora jonë e shtrirë për reformën zgjedhore. Zgjedhjet në 2021”.  

Kur flet për dialog, Taulant Balla përjashton çdo mundësi të rrudhjes së Reformës në Drejtësi.

 “Asnjë negociatë në disfavor të reformës në drejtësi”.

Këto ditë gushti, e gjejnë Partinë Socialiste në fazë përgatitore për të nisur në shtator zgjedhjet e brendshme të saj, të cilat do të rifreskojnë gjithçka, duke rizgjedhur çdo strukturë, përveç kryetarit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!