Ekipet e Superiores kanë zbritur në fushë një ditë më parë, ndërkohë që futbollistëve para se te zbresin në fushë u është matur temperatura. “Panorama Sport, në faqen e parë sjell disa lajme që lidhen me nisjen e përgatitjeve.
Në Shkodër mjeku i skuadrës ankohet se nuk mund t’ia dalë dot me pesë termometra, kurse në Gjirokastër druhen mos ka ndonjë futbollist të prekur. Qyteti jugor nuk ka pasur të prekur dhe për këtë janë marrë masa.
13 tamponë janë vënë në dispozicion të klubit dhe lojtarët që kanë shkuar atje nga zona të kuqe do të testohen nëse kanë COVID-19. Edhe Partizani ka zbritur dje në stërvitje dhe ka munguar Aristotelos Romero.
Mesfushori nga Venezuela vijon të jetë i pezulluar dhe duhet të stërvitet me ekipin B. Një tjetër çështje e këtyre kohëve kanë qenë pagat e futbollistëve. Pjesa më e madhe e klubeve nuk i ka shlyer ata sipas kontratave.
Gjithsesi, sikurse shkruan gazeta e sipërpërmendur, lojtarët nuk mund t’i paditin klubet, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore që ka shpallur qeveria.
FSHF gjithashtu ka shpërndarë një pagë minimale prej 300 mijë lekësh për muajin mars, ndërkohë që ka nisur edhe shpërndarja për muajin maj. /abcnews.al